Revista italiane: Kosova dhe Mali i Zi shtete mafioze

Revista gjeopolitike italiane “Limes”, në hartën që përshkruan qendrat e krizës në vendet fqinje të Italisë, Kosovën dhe Malin e Zi i paraqet si shtete mafioze, ndërsa Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën si të paqëndrueshme.

Në hartën që ilustron tekstin “Italia në zemër të stuhisë”, Kosova dhe Mali i Zi përshkruhen si shtete mafioze, shkruan e përditshmja malazeze Vijesti, transmeton lajmi.net.

Stafi editorial i një nga botimeve kryesore evropiane që merret me çështjet e gjeo-strategjisë argumentojnë se Mali i Zi dhe Kosova kualifikohen si “shtete mafioze”, ndër të tjera, në bazë të të dhënave të institucioneve italiane.

Në pyetjen e gazetës “Vijesti”, drejtuar stafit editorial të revistës “Limes” për të dhënat që kanë përdorur për të krijuar dosjen, ata janë përgjigjur se ata janë bazuar në të dhëna nga burime të ndryshme.

“Midis tyre janë institucionet italiane dhe të dhënat për tregtinë e paligjshme në Itali (kontrabanda e armëve dhe drogës), në të cilat, ndër të tjera, rajoni i Ballkanit, sidomos Kosova dhe Mali i Zi, janë identifikuar si nyje të rëndësishme”, ka qenë përgjigja e redaksisë së revistës italiane.

Ata gjithashtu theksuan se harta është botuar në disa botime të revistës dhe nuk lidhet në mënyrë specifike me një artikull.

Në hartë janë shënuar dhe flukset kriminale, një nga Turqia dhe Greqia përmes Kosovës dhe Malit të Zi, që përfundon në veri të Italisë, ndërsa Beogradi etiketohen si pikë nevralgjike e trafikimit, e cila fillon nga Moska dhe Ukraina.

Në një nga analizat e mëparshme “Limes”, Malin e Zi e ka përcaktuar si vend nën ndikimin e Rusisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button