Ushtroni katër herë në javë, jo më shumë

Shumica e njerëzve është e bindur që nëse nuk ushtrojnë çdo ditë nuk do të arrijnë dobi të rëndësishme dhe efekte pozitive për shëndetin dhe formën. Por hulumtimi i kryer në kohën e fundit tregon të kundërtën – qasja relaksuese në caktimin e orarit të ushtrimeve shpesh është me e dobishme dhe më e mirë se sa ushtrimet intensive të përditshme.

Në kuadër të këtij hulumtimi, i cili është publikuar në revistën “Medicine & Science in Sports & Exercise”, hulumtuesit nga Universiteti Alabama në Birmingham, kanë mbledhur 72 femra më të moshuara, në moshën prej 60 deri 74 vjet, të cilat kryesisht e kalojnë kohën ulur dhe të cilat në mënyrë rastësore i kanë ndarë në njërin nga tri grupet për ushtrime.

Njëri grup ka filluar me ngritjen e peshave një herë në javë, ndërsa kanë punuar edhe ushtrimet e rezistencës si vrapimi dhe ngasja e biçikletës së dhomës. Grupi i dytë ka ngritur pesha dy herë në javë dhe ka vrapuar ose ka ngarë biçikletë të dhomës dy herë në javë. Grupi i fundit, siç mund të supozoni, ka bërë ushtrimet me peshat dhe ushtrimet e rezistencës madje gjashtë herë në javë (tri herë në javë kanë ngritur pesha, ndërsa tri herë kanë ngarë biçikletë të dhomës ose kanë vrapuar).

Gjatë periudhës prej katër muajve, sa ka zgjatur hulumtimi, intensiteti dhe zgjatja e ushtrimeve janë rritur gradualisht, deri në pikën kur femrat kanë filluar të vrapojnë 40 minuta dhe kanë ngritur pesha në periudhën gati të njëjtë kohore.

Disa hulumtimet të mëparshme kanë implikuar që individët të cilët ushtrojnë rregullisht një herë ose dy herë në javë arrijnë formë të mirë trupore me kalimin e kohës, derisa ata që ushtrojnë në mënyrë energjike çdo ditë me kalimin e kohës reduktojnë intensitetin e aktivitetit trupor që në fund të bëhen edhe më pak fizikisht aktiv, respektivisht kanë praktikuar sasi më të vogël ushtrimeve.

Deri në fund të hulumtimit katërmuajsh të gjitha femrat kanë arritur rezistencë më të madhe dhe formë më të mirë trupore, dhe kanë humbur dhjamin dhe kilogramët, edhe pse humbja e kilogramëve në fakt nuk ka qenë temë e hulumtimit.

Femrat të cilat kanë ushtruar katër herë në javë kanë shpenzuar gjithsej më shumë energji për dallim nga femrat nga dy grupet tjera. Në krahasim me sasinë e kalorive të cilat i kanë djegur në fillim dhe gjatë eksperimentit, para fundit kanë shpenzuar 225 kalori shtesë çdo ditë (përveç atyre që i kanë djegur gjatë kohës së ushtrimeve).

“Mendojmë që femrat të cilat kanë ushtruar dy dhe katër herë në javë kanë pasur më shumë energji dhe kanë qenë më të afta fizikisht pas disa muajve të ushtrimeve se sa në fillim të hulumtimit”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit, Gary Hunter.

Megjithatë ata që insistojnë në ushtrimet gjashtë herë në javë nuk duhet të jenë të dekurajuar, pavarësisht paralajmërimit. Nëse kihet kujdes që niveli i aktivitetit përputhet me rezultatet nuk do të vijë deri te reduktimi i pavetëdijshëm i aktivitetit fizik.

Lajme të ngjashme

Back to top button