Zgjedhjet në Greqi, Exit Poll: Fitore e thellë e Syriza-s

Greqia zhvilloi sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse vendi i zhytur më shumë në borxhe i Evropës, do të zgjedhë vetë rrugën drejt rimëkëmbjes ekonomike, apo do të vazhdojë me programin e reformave të rrepta që kanë kërkuar huadhënësit ndërkombëtarë.

Në orët e mbrëmjes kanë dalë edhe Exit Poll-et e para, sipas të cilave Syriza e Alexis Tspiras është shumë pranë shumicës absolute në Kuvend.

Sipas Exit Poll-eve Syriza ka arritur të marrë 35.5-39.5%, ND: 23-27%, Lumi: 6.4-8%, Agimi i Arte: 6.4-8%, KKE: 5.5%, PASOK: 4.7%, ndërsa partia e sapoformuar e Papandreut ka arritur rezultat më të mirë se PASOK. Ndërkohë, rezultatet zyrtare pritet të dalin rreth orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button