Ndizet gara mes Ronaldos dhe Messit në La Liga

Lionel Messi ka rindezur garën për golashënuesin më të mirë të Primera Division falë dygolëshit të realizuar kundër Elches në Martinez Valeros. Argjentinasi ka arritur shifrën e 21 golave në 20 ndeshje të La Ligas, 7 më pak se Cristiano Ronaldo, që numëron 28 gola në vetëm 19 takime. Messi shënon me një mesatare që krahasohet me sezonet më të mira të tij në nivel individual, por njëkohësisht është shumë efikas për skuadrën me asistet e tij.

Intreresant është fakti se të shtunën ndaj Elches, Messi shënoi golin e tij parë me 11-metërsh në këtë sezon të La Ligas, një shifër kjo befasuese krahasuar me finalizimet e Cristiano Ronaldos, që 8 nga 28 golat e tij i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, transmeton Supersport.

Në Katalunjë shpresojnë që Cristiano Ronaldo të pezullohet disa ndeshje për sjelljen aspak sportive ndaj lojtarëve të Cordobas, Edimar dhe Crespo, që Messi të ketë mundësi ta ngushtojë edhe më shumë diferencën me rivalin e tij më të madh në La Liga.

Sigurisht që ky nuk është prioriteti kryesor i Messit për sfidat e ardhshme, ku kërkohet në radhë të parë fitorja në funksion të titullit kampion.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button