Juventusi me “këngën e vjetër”, Interi si Milani (Video)

Juventusi ka vazhduar me fitore, në kuadër të xhiros së 20 të Serie A, duke mposhtur në shtëpi Chievo Veronan, me rezultat 2:0, ndërsa Interi, ka humbur në San Siro nga Torino, me rezultat 0:1.

Juventusi ka regjistruar një tjetër përformancë të mirë, ndaj Chievo, duke vërtetuar se mbetet skuadra më serioze për titull në Serie A.

Paul Pogba dhe Stefan Lichtsteiner, shënuan për fitoren e Juventusit.
Në anën tjetër, Interi është befasuar nga Torino në San Siro, duke u mposhtur me rezultat 0:1. Golin e fitores Torino, e shënoi në minutën e 94. Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje, është inkuadruar vetëm në pjesën e dytë.
Juventusi vazhdon të udhëheq në Serie A me 49 pikë, ndërsa Interi në vendin e 8 me 26 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button