Bie niveli i Vardarit në Veles

Pas rrezikut të djeshëm nga derdhja e Vardarit në Veles, sot në mëngjes rrjedha e ujit është zvogëluar, ndërsa bie edhe niveli i lumit, me çka është tejkaluar edhe rreziku nga derdhja, informoi Qendra rajonale për përballje me kriza në Veles.

Zlatko Kostov nga Qendra deklaroi se edhe krahas reshjeve të mbrëmshme të shiut, niveli i Vardarit në Veles sot ka rënë për 50 centimetra të plota. Dje pasdite edhe në orët e vonshme të natës, tha ai, rrjedhja e ujit të Vardarit në Veles ishin 450 metra rekorde kub ujë në sekondë, që është tre herë më shumë nga mëngjesit kur janë regjistruar 133 metra kub ujë në sekondë.

Derdhje të vogla të Vardarit ka pasur edhe në rajonin “Bavçite” në afërsi të drejtpërdrejtë të Velesit, si dhe te fshatrat Nogaevci dhe lagjen Gradsko ku janë vërshuar sipërfaqet bujqësore në afërsi të lumit.

Lajme të ngjashme

Back to top button