Tetova në kaos me transportin urban

Tetova është qyteti i vetëm që ende nuk e ka të rregulluar çështjen e transportit publik. Që nga falimentimi i ndërmarrjes publike transportuese “Polet”, këtë aktivitet e zhvillojnë transportues privat, pa orar të rregullt të qarkullimit. Komuna e Tetovës, para ca kohe, ndërmori iniciativën për themelimin e ndërmarrjes auto transportuese, por kërkesa drejtuar qeverisë për furnizimin me autobusë ende nuk është realizuar.

“Ndërmarrja publike për transport urban, është themelua me vendim të këshillit ky është hap i patjetërsueshëm për materializimin e projektit dhe komuna e Tetovës, tash është në fazë përgatitore për funksionalizimin e ndërmarrjes për transport publik. Kemi bë kërkesë tek qeveria për tetë autobusë për ndërmarrjen publike për transport. Nuk mundë të parashikosh saktësisht se kur mundë të realizohet projekti, megjithatë neve i kemi bërë hapat fillestare dhe jemi në procedurë fillestare dhe nuk mundë të parashikojmë datë të saktë por do ju informojmë për hapat tjera me kalimin e kohës”, tha Lume Huseini, Zëdhënëse e komunës.

Veç mungesës së autobusëve nëpër rrugët e Tetovës mungojnë edhe stacionet e caktuara për autobusët, apo transportuesit privat, ku qytetarët do mundeshin të ndalen dhe të presin mjetin e udhëtimit.

“Për momentin këto janë transportuesit e vetëm që ka qyteti i Tetovës, të cilët nuk kanë as vend se ku të parkohen as tabelë dhe as orar udhëtimi. Ata janë të vetmit që lidhin qendrën e qytetit të Tetovës gjegjësisht bartjen e studentëve dhe nxënësve nga qendra e Tetovës për tek shkollat e mesme apo dy universitetet”.

Transportuesit që për momentin kryejnë këtë veprimtari, sidomos ata të transportit ndër urban, lere që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, por edhe e shtojnë atë, duke krijuar tollovi në udhëkryqe ku zakonisht presin të marrin udhëtarët, e sidomos tek udhëkryqi i gjykatës së Tetovës./ alsat-m

Lajme të ngjashme

Back to top button