Sela cakton Kongresin e partisë dhe PDSH-në aktuale e quan PMTH

Kryesuesi i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Ziadin Sela, njëherit edhe kryetar aktual i Komunës së Strugës, sot ka caktuar datën e kongresit të gjashtë të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila do të mbahet me 21-22 mars të vitit 2015.

Ai, në një fjalim rasti para të pranishëmve, theksoi se Partisë së Menduh Thaçit, tash e tutje do t`i themi PMTH.

“Partia e Menduh Thaçit, nuk do ti referohemi Partia Demokratike Shqiptare,  por me PMTH, vrapuan shpejt e shpejt të bëjnë kongres vetëm e vetëm që të ruajnë pozicionin, pozicionin e vet, të pa përgjegjshëm, aspak nuk japin  asnjë fije shprese, të një pjese të madhe të popullatës, e cila mbi 10 vjet nuk është përfaqësuar në institucion” u shpreh Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button