fbpx

SASHK­-u kërkon që të formohet grupi punues me përfaqësues nga ministritë dikasteriale

Udhëheqësia e SASHK­ut kërkon të formohet grup punues me detyrë që në bazë të dokumentacionit të plotë të konfirmohet se kur janë dorëzuar kërkesat deri te ministritë dikasteriale për shkak të cilave Sindikata tani është në grevë të përgjithshme.

SASHK­u propozon që në grupin punues, përveç përfaqësuesit të tij të ketë edhe nga një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Arsimit dhe Shkencës dhe nga Këshilli ekonomik­social në nivel nacional, ndërsa është përgatitur, siç kumtoi në letër për mediat, të mos ketë anëtarë të tij në grup nëse ndonjëri prej institucioneve të propozuara konsideron se nuk ka nevojë.

“Gjithashtu, ky grup i autorizuar ta konfirmojë edhe të vërtetën rreth pohimeve për lartësinë e mjeteve të cilët arrijnë në Këshillin e SASHK­ut dhe për të cilat nënshkrues i autorizuar është kryetari i SASHK­ut. Propozojmë dhe do të kërkojmë, çfarë do që të jetë zbulimi i grupit të punës, ai publikisht të publikohet me nënshkrime të anëtarëve të grupit punues”, thekson SASHK­u.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close