Kapen tetë emigrant afganë dhe sirian në autostradën Gjevgjeli-Shkup

Tetë emigrantë prej të cilëve pesë afganë dhe tre sirianë janë zbuluar mbrëmë vonë në autostradën Gjevgjeli­Shkup në afërsi të fshatit Mërzenci afër “Nënkalimit Mërzenci”.

Siç kumtoi policia, emigrantët janë gjetur në një automjet transportues “Mercedes” me regjistrim të Shkupit, i drejtuar nga K.M. (1976) nga Kavadari.

K.M. është arrestuar dhe dorëzuar në policinë e Gjevgjelisë, ndërsa shtetasit e huaj sot do të dorëzohen në Qendrën për pranimin e të huajve­Shkup.

Edhe pesë emigrantë nga Siria dje janë zbuluar në fshatin Lakavicë, rajoni i Shtipit. Gjatë kontrollit të rregullt, nëpunësit policorë kanë vërejtur një automjet transportues “Zastava” me targa të Strumicës të lënë pa shofer. Gjatë kontrollimit në bagazh i gjetën shtetasit e huaj. Ata janë arrestuar në Stacioni policor të Shtipit, ndërsa SPB merr masa për gjetjen e shoferit.

Lajme të ngjashme

Back to top button