Juventusi gati për një super sulmues

Skuadra kampione e Italisë, Juventus, gjatë afatit të ardhshëm veror, do të bëjë çmos që në Torino, të sjellë një emër të madh për fazën e sulmit.

Sipas Tuttosport, Juventusi është orientuar në dy sulmues, Radamel Falcaon dhe Edison Cavanin.
Falcao është i huazuar nga Monako te United, por vazhdon të jetë i pakënaqur me tretmanin e trajnerit Luis van Gaal, i cili vazhdon të mos ia sigurojë një vend në formacionin bazë, gjë që mund të bëjë, që kolumbiani të ndërpres huazimin, në anën tjetër, pakënaqësi ka pasur edhe Edison Cavani me trajnerin e PSG, ku është hapur mundësia për një rikthim të mundshëm në Itali.

Shuma që Juventus po përgatit për të sjellë njërin prej këtyre dy emrave, është rreth 50 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button