Todorov pa paralajmërim vizitoi Spitalin e Kumanovës

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, me anëtar të kabinetit të tij, pas mesnate, pa paralajmërim e vizituan Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

Ashtu si publikoi kumanovonews, gjatë kontrollit të pa paralajmëruar është nxënë një mjek se si flinte në vendin e punës gjatë kohës së kujdestarisë, personeli mjekësor se si nuk e respekton Ligjin për pirjen e duhanit në njërën prej klinikave dhe janë hetuar edhe disa pacient me cigare në dorë.

Kontrolli i mesnatës ka vërtetuar se nuk është në funksion tetra-radio stacioni i cili është i caktuar për komunikacion midis Ndihmës mjekësore të shpejtë dhe Qendrës urgjente në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

Ashtu si na zbulojnë të punësuarit të cilët atë natë e kanë ndjekur vizitën e pa paralajmëruar, ministri Todorov e ka vizituar edhe Qendrën urgjente, klinikat për mjekësi interne, pediatrinë, gjinekologjinë, por nuk e dinë nëse është takuar me drejtorin.

Lajme të ngjashme

Back to top button