Agjencia ruse: Syriza udhëheq me 35.3 për qind

Partia e ekstremit të majtë, Syriza ka fituar rreth 35.3 për qind të votave dhe udhëheq para Demokracisë së Re me rreth 6 për qind të votave, në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, tregojnë rezultatet momentale të anketës së bërë në vendvotime nga ana e agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.

Sipas kësaj ankete, Syriza ka fituar nga 33.5 deri në 35.3 për qind, kurse Demokracia e Re, e qendrës së djathtë, ka fituar nga 25.5 deri në 27.6 për qind, transmeton lajmi.net.

Pas këtyre, me numrin e votave të fituara është partie e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, me 6.4 për qind.
Sipas këtyre rezultateve paraprake, gjithsej shtatë parti politike kanë tejkaluar pragun prej 3 për qind për të hyrë në Parlament.

Natyrisht, këto janë vetëm rezultate paraprake, që mund të ndryshojnë dukshëm, pasi kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button