‘Mbyte kroatin, që shqiptari të mbetet pa vëlla’ (FOTO)

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë (1:1), e zhvilluar mbrëmë në Beograd, nuk ka qenë aspak fair – play nga ana e tifozëve serb.

Tribuna e stadiumit ‘Marakana’ ishte e stërmbushur me flamuj serb dhe parulla fyese për kroatët.

Sipas uebaqes kroate www.index.hr, përveç parullave, kundër kroatëve janë kënduar edhe këngë fyese. Por, fyerjeve nuk u kanë shpëtuar as shqiptarët.

Tifozët serb disa herë kanë brohoritur “Ubij Hrvata, da Šiptar nema brata!” (Mbyte kroatin, që shqiptari të mbetet pa vëlla).

Në këtë takim, ku kishte fërkime edhe mes lojtarëve, u dogj flamuri i Kroacisë. Por, djegies nuk i shpëtoi as flamuri i Kosovës.

Gjatë kësaj ndeshje, njësitit special të policisë serbe i ra disa herë të intervenoj, pasi në drejtim të fushës u hodhën edhe karrige./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button