Ndahen çifiti George Clooney e Amal Alamudin

Tabloidët dhe të përditshmet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të qarkullojnë thashethemin se pas 4 muaj martesë, çifti i famshëm George Clooney dhe Amal Alamudin janë ndarë. “In Touch” hapet me një foto të çiftit dhe me numrin 200 milionë dollarë, ndërsa revista “OK” shkruan se avokatja nuk ka dëshirë ta shoqërojë të shoqin në ndarjen e çmimeve Oscar. Të gjitha thashethemeve që po qarkullojnë i ka dhënë fund avokati i Clooney, Stan Rosenfield, i cili ka përgënjeshtruar çdo lajm, duke e cituar si të rremë.

“Janë thjesht thashetheme për të shitur sa më shumë kopje të gazetës”, – ka thënë Rosenfield. Sipas “OK Magazine”, vendimi për tu ndarë është marrë nga Amal, pasi dëshira e saj për të pasur një fëmijë nuk është mbështetur nga George. Më tej shtohet se avokatja me origjinë nga libani është bërë tepër xheloze dhe nuk i kanë pëlqyer takimet e shumta me femra të bashkëshortit. Fatmirësisht, bëhet fjalë vetëm për një lajm të rremë dhe çifti e ka pohuar këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button