Barack Obama në prag të vizitës në Indi, blindohet vendi

Në kuadër të vizitës së presidentit Obama në Indi, ka pasur një rritje të sigurisë në mbarë vendin. Në të gjithë vendin janë vendosur trupa shtesë të forcave të vendit, patrulla policie dhe barrikada. Vizita zyrtare e Obamës nis të hënën, ku ai do të jetë i ftuari kryesor në festimet e Ditës së Republikës së Indisë, ku do të përfshihen parada ushtarake dhe shfaqja e armatimeve vendase. Mësohet se autoritetet indiane kanë krijuar një zonë ku ndalohen fluturimet për rreth dy orë. Një forcim më të madh të sigurisë ka në tokë, ku patrullat shtesë janë vendosur në stacione, metro dhe aeroporte. Këto masa janë konsideruar si normale nga autoritetet vendase duke marrë parasysh nivelin e vizitës. Kjo vizitë e presidentit Obama vjen një muaj pas vrasjes së  fëmijëve në një shkollë në Peshawar nga talebanët pakistanezë. Thuhet se presidenti Barack Obama do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Michelle Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button