Nesër fillon testimi ekstern në shkollat e mesme

Ministria e arsimit dhe shkencës, si dhe Qendra shtetërore pyetëse informojnë se në periudhën prej me 26 janar e deri me 30 janar do të realizohet testimi ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve të viteve të treta dhe të katërta në shkollat e mesme, në pajtueshmëri me oraret e paraqitura në internet faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Në internet faqen e theksuar më lart, është e publikuar edhe baza prej 50.400 pyetjeve në gjuhë maqedonase, shqipe dhe turke, të cilat do të janë pjesë e testeve për arsimin gjimnazor dhe profesional, për të gjitha drejtimet e lëndët.

Në këtë fazë, me procesin e testimit ekstern të arritjeve të nxënësve, do të përfshihen gjithësejt 20.567 nxënës nga vitet përfundimtare në 98 shkolla të mesme, si dhe 3.923 mësimdhënës për 2.622 lëndë. Rezultatet do të publikohen me datë 02.02.2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button