Georgievski: Qeveria udhëheq politikë klasike jugosllave

Ne jemi në një gjendje më të vështirë se sa kur ka qenë Maqedonia në kuadër të Jugosllavisë.  Kështu deklaroi ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski në një intervistë për REL duke vlerësuar se komunistët maqedonas kanë qenë më shumë Maqedonas se sa qeveria e tanishme.

Ai ndër të tjerash vlerësoi se në Maqedoni po udhëhiqet një politikë e gabueshme ekonomike sepse e gjithë kjo bëhet në bazë të huamarrjes.

Sa i përket kërkesës së LSDM-së për Qeveri teknike Georgievski tha se nuk mund ta kuptojë frikën për një qeveri teknike sepse, sipas tij këtë praktikë e përdorin edhe shtetet fqinje siç është rasti me Bullgarin, kur një parti vlerëson se nuk ka pasur zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button