Mediat gjermane: Ja si u zbulua grupi i kokainës në Shqipëri

Prokuroria e Hanoverit në Gjermani ka bërë publike fakte të tjera për grupin e kokainës të sekuestruar në Shqipëri. Mediat gjermane shkruajnë se në një njoftim zyrtar të organit të akuzës, thuhet se laboratori i drogës në Xibrakë është zbuluar falë hetuesve nga Saksonia e Poshtme. Në mediat e huaja shkruhet se gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes së cilëve edhe nipi i ish diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Hetuesit gjermanë, në njoftimin e bërë publik për mediat, hedhin dyshime se laboratori funksiononte prej kohësh, shkruhet sot në GSH.

Mediat gjermane Referuar njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Hanoverit, mediat gjermane shkruajnë se nga operacioni policor në Shqipëri është arrestuar edhe një 46-vjeçar i cili jetonte në Hameln të Gjermanisë, duke iu referuar Ilir Hysenit. Por, organi i akuzës gjermane bën me dije se mes bashkëpunëtorëve të grupit të kokainës është edhe një 47-vjeçar me banim në Holzminden, banesa e të cilit është kontrolluar, por pa dhënë detaje se kush është ky bashkëpunëtor. “Hetuesit kanë kapur 20 kg kokainë të pastër, disa armë zjarri, kartëmonedha të ndryshme në vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Mes të arrestuarve është edhe nipi i ish diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Banesa e 46 vjeçarit në Hameln dhe bashkëpunëtorit të tij 47-vjeçar në Holzminden janë bastisur. Hetuesit e Saksonisë së Poshtme e kishin prej kohësh në shënjestër 46-vjeçarin, pasi mendohej se ishte anëtar i një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës. Pas marrjes së informacionit se Shqipëria ishte qendra e tregtisë së drogës, u informuan autoritetet atje”,- thuhet në mediat gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button