Komuna e Tetovës: Ka përfunduar procesin e riorganizimit të administratës

Komuna e Tetovës, ka reaguar ndaj komunikatës së djeshme të organizatës komunale të LSDM-së, në të cilën thuhet se qeverisja lokale bënë pastrimin partiak të  kuadrit mësimdhënës nëpër shkolla.

Në reagimin e Komunës së Tetovës thuhet se të gjitha obligimet ligjore Komuna i realizon në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet ekzistuese.

“ Në këtë drejtim vendosëm themelet e transparencës dhe përgjegjshmërisë në punë të  organeve dhe të administratës, duke përfunduar kështu procesin e riorganizimit të administratës komunale, me qëllim që ajo të jetë më efikase dhe më profesionale për tu shërbyer qytetarëve, thuhet ne reagimin e Komunës së Tetovës.

Në këtë komunikatë më tej thuhet se administrate komunale dhe ndërmarrjet lokale publike janë në procesin e modernizimit dhe profesionalizimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button