Shaqiri gati për duelin ndaj Torinos

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, mezi e pret takimin e radhës të Interit, atë kundër Torinos sot.

Shaqiri është shprehur i lumtur me golin që realizoi në mesjavë kundër Sampdorias, teksa shpreson që me një formë të tillë të vazhdojë edhe kundër Torinos.

“Unë jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë me Interit, dhamë një paraqitje të mirë ekipore kundër Sampdorias”, u shpreh Shaqiri, përcjell FIFA.com.

“Tani ne duhet të vazhdojmë me këso rezultate”, shtoi tutje futbollisti nga Zhegra.

Lajme të ngjashme

Back to top button