Milani harroi se si fitohet (Video)

Lazio ka marr një fitore të rëndësishme në stadiumin Olimpiko me rezultat 3:1 ndaj Milanit, duke përmbysur rezultatin nga 0:1.
Pjesë e kësaj fitore, ishte edhe Lorik Cana, që luajti për 90 minuta, ndërsa për Milanin, kjo ishte ndeshja e pestë, që nuk dinë për fitore.

Menez në minutën e 4’, shënoi golin e vetëm të Milanit, pas një gabimi të Bastas.

Në pjesën e dytë, Lazio arriti të rikthehet furishëm, duke shënuar 3 gola, nëpërmjet Parolos që shënoi dy herë, dhe Miroslav Kloses.
Lazio me këtë fitore, tani ka 34 pikë, dhe renditet në vendin e 3, ndërsa Milani me 26 pikë, në vendin e 10.

Lajme të ngjashme

Back to top button