Kompania “Innovation Norway” kërkon përvojën e studentëve të USHT-së

Një delegacion i udhëhequr nga Erik Ëelle-Ëante, drejtor i “Innovation Norway”,  të premten, e vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Në këtë takim, Rektori  Vullnet Ameti, i informoi mysafiret  për zhvillimet e fundit në universitet, procesin edukativ-arsimor, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Drejtori i “ Innovation Norway” , shprehu falënderimet e tij për pritjen ng në USHT, dhe theksoi interesimin e tij për bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, që sipas tij, ky institucion, kontribuon jashtëzakonisht në avancimin arsimit te  lartë..

“Kompania që unë përfaqësoj, vepron në tridhjetë e katër shtete të ndryshme, dhe jemi të interesuar që veprimtarinë tonë ta zgjerojmë edhe në Republikën e Maqedonisë. Ne, në të ardhmen planifikojmë të investojmë në Zonën e lirë ekonomike, në Tetovë dhe në këtë mënyrë bashkëpunimi me universitetin tuaj, do të ishte shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi Erik Ëelle-Ëante, dhe shtoi se, kuadrot profesionale të USHT-së, më përvojën e tyre, do ta ndihmonin  kompaninë   e tij në funksionimin e suksesshëm të saj.

Rektori, Ameti, shprehu vlerësimet e tij për stafin dhe kompaninë e lartpërmendur, që kanë zgjedhur pikërisht USHT, për të konsultuar dhe bashkëpunuar dhe në të ardhmen do të shqyrtohet mundësia e punësimit të studentëve të USHT-së, në rrjetin e zyrave të “ Innovation Norway”.  

Lajme të ngjashme

Back to top button