Pasojat e konsumit te tepërt të kripës

Përdorimi i tepërt i kripës shkakton rritjen e tensionit të gjakut i cili lidhet me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, gjegjësisht me sëmundje të cilat sot janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.

Konsumimi i tepruar i kripës lidhet edhe me kancerin e stomakut, dhimbjet e veshkëve dhe paraqitjen e gurëve në veshkë, osteoporozën dhe shfaqjen e edemës.

Nga të gjitha strategjitë e shëndetit publik, zvogëlimi i përdorimit të kripës në ushqim është një nga masat më të lehta të mundshme të shëndetit publik. Gati 80% kripë që e konsumojmë gjatë ditës i referohet kripës së “fshehtë”. Pjesa më e madhe e kripës që e marrim në organizëm fshihet në ushqimin e gatshëm apo gjysmë të gatshëm.

Para blerjes lexoni me kujdes në etiketën e prodhimit sa është sasia e natriumit.
Ushqimet që ju duhet të shmangni janë:

Produktet e mishit të thatë: sallam, salçiçe, pashtetë dhe produkte të tjera të ngjashme; pemë dhe perime të konzervuara; “ushqim të shpejtë” si pica,hamburgerë apo patate të skuqura; ushqime të përpunuara të ngrira; salca të gatshme, mustardë, majonezë, supë në qese.

Ushqime brejtëse (snacks) të tilla si patatina, shkopinj, kikirikë, fistikë, kokoshka; djathra të fortë, djathra të butë (për lyerje), peta brumi; pjekurina si buka, pasta dhe ‘kornfleiks’ tërshëre apo misri; kujdes në konsumimin e ujit mineral i cili përmbanë natrium.

Kripa e pakët në organizmin tonë do të thotënjë shëndet më i mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button