93 xhama të thyer, çmimi i njërit rreth 1800 euro, shuma totale afro 200 mijë euro!?

Rreth 167400 euro llogariten të jenë dëmet e shkaktuara nga eskalimi i protestës së sotme në kryeqytet. Kjo vetëm duke llogaritur dëmet e shkaktuara me thyerjen e xhamave të objektit të Qeverisë.

Burime nga Ministria e Administratës Publike kanë thënë për Express se të ther janë 93 xhama, derisa një i tillë kushton rreth 1600 -1800 euro.

Me një llogaritje të thjeshtë del se dëmi i shkaktuar është në vlerën e mbi 150 mijë eurove. Duke futur këtu edhe punimet tjera, dëmi shkon në 200 mijë euro.

Këto janë vetëm vlerësimet preliminare, derisa raporti i plotë do të dalë së shpejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button