Ronela dhe Erga tallin dhe ofendojnë Gentën (Video)

Xhelozitë mes artistëve janë një fakt i dukshëm, por kur bëhen publike ka gjasa që mes tyre të shpërthejë ndonjë ‘luftë’ mediatike.

Dy këngëtaret Ronela Hajati dhe Erga Halilaj me anë të një videoje të postuar në internet kanë tallur hapur artisten nga Kosova, Genta Ismajli.

Duke iu referuar pamjes së saj, Erga thotë se ajo ngjan si 50-vjeçe, një batutë së cilës i përgjigjet Ronela, e cila thotë se Genta ngjan si 250 vjeçe.

Shprehjet e tyre shoqërohen me tallje dhe fjalë tjera ngacmuese të mbushura me të qeshura.

Nuk dihet se çfarë mosmarrëveshjesh ka mes këngëtares nga Kosova dhe dy këngëtareve nga Shqipëria, por përhapja e kësaj videoje pritet të sjellë edhe reagime tjera në të ardhmen.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një tjetër video, në të cilën Ronela dhe Erga tallen me shoqen e tyre, Samanta Karavella. /NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button