Dhunimi i nxënësit, prindërit: I dhamë leje mësueses ta qëllonte

Teksa një ditë më parë u bë një zhurmë e madhe dhe mjaft revolt pati në rrjetet sociale për dhunimin e një nxënësi nga mësuesja, sot janë zbardhur deponimet e mësueses dhe babait të djalit.

Duket se prindërit i kanë dhënë të gjithë të drejtën për të goditur djalin e tyre, pasi sipas tyre, djali është mjaft problematik.

Babai i djalit, z. Lulzim Cubi është shprehur se djali është i lëvizshëm dhe se i kanë dhënë leje mësueses ta qëllojë.

Por të njëjtën mendim ndan edhe mësuesja Suela Piranaj. Ajo është shprehur se nxënësi ishte problematik dhe se i kishte tërhequr disa herë vëmendjen. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button