Barca e pamëshirshme ndaj Elches (Video)

Barcelonë i është kundërpërgjigjur Real Madridit. Ekipi Katalunas ka shënuar fitore bindëse ndaj Elches, me rezultat 0:6, në kuadër të La Ligës.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me epërsinë e katalunasëve prej 0:1, me golin e realizuar nga Gerard Pique në minutën e 35-të.

Kurse, në pjesën e dytë Barcelona shpërtheu duke realizuar edhe pesë gola të tjerë nëpërmjet: Lionel Messit (55 nga penalltia dhe 88), Nymarit (69 dhe 72) dhe Pedros (90).

Pas kësaj fitore, Barcelona është ngjitur në kuotën e 47 pikëve, vetëm një më pak sesa Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button