Urimi i kryeministrit Gruevski me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot dërgoi urim me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë – 8 Shtatori. 

“Këto ditë shënojmë 22 vite nga momenti i nderit dhe guximit, të cilin qytetarët e Maqedonisë e kanë pasur që të bëhen bartës të demokracisë, lirisë dhe solidaritetit. Në atë moment është arritur qëllimi shumëshekullor, u plotësua amaneti i paraardhësve dhe dëshira e të gjithë neve që të jetojmë në Republikë të Maqedonisë të lirë, të pavarur dhe sovrane.

Le të mbahet mend përjetësisht 8 Shtatori dhe çdo vit le të festohet me gëzim, krenari dhe dashuri edhe më të madhe”, thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Gruevski me rastin e Ditës së pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button