Ja çfarë ndodhi në protestën e sotme në Prishtinë (FOTO)

Ka përfunduar protesta e sotme në Prishtinë, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqëria civile.

Si pasojë e përleshjes së dhunshme janë lënduar 19 policë dhe 4 qytetarë.

Policia ka informuar lidhur me mbarëvajtjen e kësaj proteste.

“Njësitet policore detyrimisht është dashur të intervenojnë për të vënë situatën nënkontroll, ku kanë arritur të shoqërojnë 22 protestues të dhunshëm për intervistim në stacionet policore, për të vazhduar më pastaj me procedurat e parapara ligjore.

Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta nga ana e protestuesve të dhunshëm, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në objektin e Qeverisë së RKS-se, si dhe në disa objekte/lokale biznesi.

Policia e Kosovës vazhdon ti siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do ti përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dy protestuesit e arrestuar nuk janë të kësaj partie, por qytetarë civilë./albeu

Albin Kurti

Lajme të ngjashme

Back to top button