Mustafa: Këtë Vetëvendosje nuk e kam pritur

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, me të parë ngjarjet që ndodhën gjatë dhe në përfundim të protestës së thirrur paqësore nga Vetëvendosje dhe “Thirrjet e Nënave” në Prishtinë kundër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të “Trepçës”, ku një numër protestuesish hodhën dhe po vazhdojnë të hedhin gurë e gjësende tjera të forta në drejtim të ndërtesës së qeverisë, ka thënë se këtë Vetëvendosje nuk e ka pritur.

Sipas tij, protestuesit po sillen në këtë mënyrë pasi që nuk ka marrë ftesë nga organizatorët që të mos ushtrohet dhuna.

“Kjo nuk është VV që e kam pritur se do të angazhohet për të tejkaluar problemet e rënda të shoqërisë sonë. Parlamenteve “popullore” në shërbim të kultit individual u ka kaluar koha që moti dhe nuk i duhen Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button