Merkel: Greqia duhet të mbajë përgjegjësi për borxhet e veta

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës tha se Greqia duhet të marrë përgjegjësinë për borxhet e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo theksoi se do që Greqia të mbetet në eurozonë, duke shtuar se Gjermania nuk do të heqë dorë nga insistimi i saj që Greqia të shlyej borxhet. “Çdo gjë që ne e bëmë ishte me qëllim që Greqia të mbetet në eurozonë,” tha Merkel.

Ajo theksoi se bashkimin monetar Evropian e forcon solidariteti dhe përgjegjësia e shteteve për borxhet e tyre. Merkel tha se politikanët e sotëm duhet të bëjnë më shumë për të zvogëluar borxhet e vendeve të tyre. “Nëse nuk zvogëlojmë borxhet tona, do ti lëmë barrë të rëndë brezave të ardhshme. Kjo është e papërgjegjshme”, tha Merkel.

Lajme të ngjashme

Back to top button