Sulmi në qytetin Mariupol të Ukrainës, shkon në 15 numri i të vrarëve

Ministria e Brendshme e Ukrainës, njoftoi se numri i të vrarëve në sulmin me armë të rënda të ndërmarrë në qytetin Mariupol në jug të vendit është rritur në 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Më parë është njoftuar se si pasojë e sulmit me armë të rënda ndaj tre ndërtesave në lagjen Vostoçnij të qytetit kanë humbur jetën 10 persona. Ndërsa Ministria e Brendshme ka njoftuar se ky numër ka vajtur në 15 persona, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 46. Mes të vrarëve dhe të plagosurve në sulm ka patur edhe civilë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës Aleksandr Turçinov, në lidhje me sulmin ka fajësuar separatistët pro-rusë dhe tha se: “Çetat terroriste ruse, pas dështimit të pësuar ndaj ushtarëve të Ukrainës kanë organizuar sulme të përgjakshme dhe të shëmtuara ndaj qytetit Mariupol”.

Turçinov, ka pohuar se: “Sot këto vrasje të përgjakshme të kryera kundër njerëzimit nga ushtarët rusë dhe separatistët të cilët janë nën kontrollin e tyre është zbatimi i drejtpërdrejtë i detyrave të caktuara në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar Rus nga presidenti rus Vldaimir Putin. Për këto vrasje dhe dhimbje të shkaktuara të Ukrainasve përgjegjës është personalisht vetë Putin”.

Gjithashtu mësohet se Kryeministri Arseniy Yatsenyuk ka mbajtur takimin e sigurisë emergjente me zyrtarët e vendit. Yatsenyuk menjëherë pas sulmit ka thirrur në takim drejtues të lartë të policisë, shërbimeve inteligjente dhe të ushtrisë. Ndërsa bashkia e Mariupol ka filluar evakuimin për në qendër të qytetit të banorëve të lagjes Vostoçnij e cila ndodhet në periferi të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button