fbpx

Papandreu: “Deti” mund të rinegociohet, Çamëria i përket historisë

Në një intervistë telefonike për Top Channel, vetëm pak orë përpara zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, ish-kryeministri Jorgos Papandreu, kreu i partisë më të re politike Lëvizja e Socialistëve Demokratë, bën një analizë të krizës që ka pushtuar vendin.

“Greqia ra ne nje krize ekonomike, por une besoj qe arsyeja per kete krize ekonomike, eshte kriza politike. Çeshtja e riorganizimit te shtetit, lufta kunder korrupsionit, berja e me shume transparence, me shume meritokraci. Dhe keto çeshtje u bene me te medha gjate 10-15 viteve te fundit, kur Greqia u rrit. Dhe keto çeshtje nuk na u thane ne. Kjo eshte arsyje pse ne shkuam ne krize dhe u desh nderhyrja e trojkes. Une besoj qe keto çeshtje u lane menjane nga Qeveria, por edhe nga partia e cila une isha pjese dhe nuk u perballen me to. Nepermjet kesaj une mendoj qe ne duhet te perfshijme qytetaret grek dhe te bejne ndryshme e per kete arsyje une kam propozuar berjen e nje referendumi”, tha Papandreu.

I pyetur lidhur me pergjegjesite e tij per krizen greke, Jorgos Papandreu shprehet: “Une isha ai qe do menaxhoja krizen e krijuar nga qeveria paraardhese, sepse ata na lane me nje deficite prej 50.6 %, pothuajse dyfishi borxhit qe Greqia kishte. Gjithashtu ata falsifikuan statistikat ne menyre qe ta mbulonin kete gje. Këto gjera krijuan krizen. Sigurisht dhe me krizen e Eurozones dhe ate boterore, te lidhura me krizen tone. Por une isha ai qe duhet te paguante faturen e pergjegjesive te gabimeve dhe deshtimeve te te tjereve. Por sigurisht, duke bere kete gje, u desh qe une te beja zgjidhje shume te veshtira, shkurtime shume te veshtira”.

Duke ju referuar sondazheve, te cilat nxjerrin fituese partine radikale te majte, Sirizia, zoti Papandreu shprehet se eshte skeptik per ate qe mund te bejne, por nuk perjashton mundesine e bashkepunimit, ne rast se kjo parti mbeshtet nismat e tij.

“Kjo eshte nje pyetje e madhe. Ajo qe po ndodh tani me Sirizen eshte shprehja e nje vote proteste, kunder problemeve te 5-6 viteve te fundit. Por se cfare do te ndodh nese Siriza vjen ne pushtet, eshte me te vertete nje pyetje e madhe dhe askush nuk eshte shume i qarte. Prandaj edhe une kam thene qe ne na duhet nje referendum, sepse cfare do diskutimi eshte bere mes Greqise dhe Bashkimit Europian, qytetaret grek duhet te firmosin dhe te votojne per te”, tha Papandreu.

Si nje nga figurat me te njohura te politikes greke, i pyetur per marreveshjen detare mes dy shteteve, ai eshte shprehur se zgjidhja e saj i sherben te dy vendeve.

“Siç ju e dini ka pasur nje marreveshje e bere nga qeveria paraardhese, e cila eshte ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Ne shpresojme qe do te jemi ne gjendje ta finalizojme ate marreveshje dhe te aplikohet nga te dy vendet. Mendoj qe keto ceshtje duhet te shikohet perseri si nje situate fituese per te gjithe dhe jo si nje situate e pazgjidhshme. Nga pala greke kjo marreveshje konsiderohet si e realizuar. Ka disa pika per te cilat kerkohet rinegocimi, por une besoj qe te dy palet duke punuar bashke mund te gjejne nje rrugezgjidhje per kete çeshtje, sepse ne fund eshte ne interesin e te dy paleve qe te jemi ne gjendje te perdorim zonat tona ekskluzive Ekonomike”, theksoi Papandreu.

Persa i perkete Çeshtjes Çame, ish-kryeministri Papandreu e ka quajtur ate nje histori te dhimbshme per te dy vendet dhe sipas tij, nuk duhen te ndizen flaket e dhimbjeve, por duhet mesuar prej tyre.

“Se pari, kjo eshte nje çeshtje historike, e cila ka qene shume e dhimbshme per te dyja palet. Gjeja e pare qe ne duhet te bejme fillimisht eshte ajo, se ne nuk duhet te ndahemi dhe te krijohen shume probleme dhe shume dhimbje per te dyja palet. Ne tashme jemi shume breza larg asaj dhe duhet ta shikojme nga kendveshtrimi historik nen driten e marredhenive te reja shqiptaro-greke. Ne nuk duhet te ndezim flaken e dhimbjeve dhe plageve te se shkuares, por natyrisht ne duhet te mesojme prej tyre, pra siç theksova jo t’i hedhim zjarrit bernzine. Duhet te shohim dhe çeshtjet ligjore. Nga eksperienca ime, Greqia gjithmone ka thene qe keto çeshtje mund te dergohen ne Gjykaten e te Drejtave te njeriut, per te cilat Greqia ka qene gjithnje nje zbatuese e rregullt e vendimeve te kesaj gjykate”, theksoi Papandreu.

Jorgos Papandreu, i njohur per politikat e tij pro- shqiptare gjate qeverisjes se tij, ka shprehur besimin se shqiptaret qe jetojne ne greqi dhe qe kane te drejte vote do ta mbeshtesin ate, duke premtuar se do vijoi te jete nje nga mbeshtetesit me te medhenje te shqiptareve qe jetojne ne Greqi./ TCH

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close