SASHK: Nuk heqim dorë nga kërkesat, greva vazhdon

Vihet në pikëpyetje testimi ekstern  për mbi 20 mijë e 500 maturantë që duhet të realizohet nga dita e hënë, për shkak të grevës së mësimdhënësve. Kryetari i Sindikatës Jakim Nedelkov në  linjë telefonike për Alsat tha se greva do të vazhdojë edhe javën që vjen pavarësisht orareve të publikuara nga Ministria e arsimit rreth testimit ekstern.

“Ne nga Sindikata nuk mund të themi nëse do të mbahet apo jo testimi ekstern,  mund të themi se anëtarët tanë që janë në grevë vazhdojnë të mbesin në grevë dhe nuk do të realizojnë detyrat e tyre”, u shpreh Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Kryeministri Gruevski në emisionin ‘Jadi Burek’ ka thënë se kërkesat e SASHK-ut nuk janë reale.

“Nuk mundet deri dje jeni shumë të mirë, na befasoni me iniciativat e mira, ligjet, punësimet, marrëveshjet kolektive, libra dhe s’di çfarë dhe përnjëherë kërkojmë rritje të rrogës për 20%, kërkojmë të largohet testimi ekstern. Nuk shkon kjo kështu prandaj edhe nuk kanë përkrahje,  më pak se  10% e mësimdhënësve  janë në grevë, mbi 90% e mësimdhënësve  nuk bëjnë grevë. Plani ynë është mund çdoherë të bisedohet për diçka që është racionale dhe kuptueshme. Nëse më pyesni mua jo 20 por 200 % do ti rris rrogat por sa është kjo reale, Edhe ata e din se nuk është reale”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Kreu i SASHK-ut shtron dilemën nëse kryeministri vërtetë është i informuar për kërkesat e tyre.

“Nuk di nëse kryeministri  është i informuar për kërkesat e SASHK-ut dhe cilat janë kriteret e tij për kërkesa reale sipas së cilës kërkesat tona janë  sociale, përmirësimin e punës dhe statusi social i mësimdhënësve”, deklaroi Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.

Kreu i Sindikatës Nedelkov e vlerësoi grevën të suksesshme duke thënë se greva ka përkrahje  të madhe nga mësimdhënësit pavarësisht spekulimeve për numrin e tyre. Ai informoi se të hënën Maqedoninë do ta vizitoj kryetari i Konfederatës Evropiane për arsim i cili pritet që të takoj kryeministrin dhe ministrat e resorëve përkatës. Sa i përket padive penale, Nedelkov tha se janë në procedurë e sipër dhe se po grumbullohen dokumentet e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button