SASHK mbledh dëshmi për presionet që po iu bëhen grevistëve

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov se bashku me koordinatorët rajonal të sindikatës në Shtip dhe Delçevë janë dukë mbledhur informacione lidhur me ata persona që po shkaktojnë presion ndaj mësimdhënësve dhe kërcënojnë ata që të mos mbajnë grevën.

SASHK gjithashtu mban premtimin se do të ankohet dhe paraqesë edhe vetë kryetarët e komunave që deklarojnë se greva nuk do të mbahet.

“Është e qartë se ka një presion tejet të madh në nivel lokal. Ky presion madje është bërë në mënyrë mjaft të hapur. Jemi duke mbledhur dëshmi dhe pasi do t’i dokumentojmë ato, atëherë do t’i paraqesim ankesat”, tha Nedelkov.

Sipas Nedelkov, SASHK është nën një presion të vazhdueshëm nga qeveria aktuale. Ai thotë se nuk do të tërhiqen as nga paditë që para disa dite i plasuan kundër sindikatës.

“Mundem vetëm të konstatoj se në llogarinë e fundit është parë gjendja e zhiro llogarisë së SASHK-ut, duke futur këtu edhe të ardhurat e viteve të kaluara. Dhe nuk është e vërtet që e gjithë ajo shumë mblidhet në nivel vjetor nga pagesat e anëtarësimit”, tha Nedelkov.

Edhe përkundër presioneve, SASHK do të vazhdojë grevën, gjithashtu ata lajmëruan se mësimdhënësit të cilët janë në grevë, nuk do të marrin pjesë as në testimin ekstern që do të mbahet prej ditës së hënë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button