Inter-Osvaldo, vazhdon tensioni mes palëve

Situatë kaotike në “Apiano Gentile” ku Interi dhe Osvaldo janë hedhur në sulm për të zgjidhur një nga çështjet më delikate të erës Mancini në stolin zikaltër.

Lojtari është përjashtuar nga skuadra për shkak të largimit të pajustifikuar dhe tashmë mes palëve është luftë e hapur.

Klubi kërkon zgjidhjen e kontratës dhe një dëmshpërblim, por nga ana tjetër sulmuesi italo-argjentinas synon të bashkohet sa më shpejt me Juventusin ose Milanin, dy skuadra që kanë shfaqur interes konkret.

Lajme të ngjashme

Back to top button