Emina Cunmulaj, ”Dua të jem nënë e tre fëmijëve”

”Rrjedh nga një familje patriarkale, Sam Nazarian është një person i papërshkrueshëm”

Supermodelja e njohur shqiptare e cila është e fokusuar me karierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një intervistë të fundit dhënë të përditshmes malazeze ”Dnevne Novine” ka deklaruar se dëshiron të bëhet nënë e tre fëmijëve.

”Do doja që në jetën time të bëhem nënë e tre fëmijëve të paktën, dua që të jem nënë e përkryer ashtu sic ka qenë e ëma ime, gjinia e fëmijëve nuk ka shumë rëndësi, kryesorja të jenë shëndosh e mirë e të tjerat vijnë më pas”, ka theksuar kështu në intervistën e saj supermodelja Cunmulaj e cila edhe më herët ka deklaruar se vjen nga një familje patriarkale dhe se prindërit e saj kanë qenë kategorik kundër që kjo të meret me modelizëm.

”Rrjedh nga një familje patriarkale, prindërit e mi kanë qenë kundër asaj që unë të merem me modelizëm por ja fati e ka dashur që unë të kem sukses në këtë fushë. Lidhja me Samin shkon drejt perfeksionizimit, ai është një person i papërshkrueshëm”, tregon mes tjerave bukuroshja e njohur shqiptare e cila ka kohë që është lidhur me biznesmenin amerikan me prejardhje iraniane, Sam Nazarian me të cilin edhe është fejuar. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button