Real-Barcelona, situata mes drejtuesve e tensionuar

Pas disa javësh do të ulen në tribunë së bashku për të ndjekur El Clasicon e dytë sezonal por tensioni është në ajër dhe do të jetë pothuajse e pamundur që ky afrim të ketë një vlerë më shumë se simbolike.

Fërkimet në distancë mes drejtuesve më të lartë të Realit dhe Barcelonës janë të dukshme. Gjatë ditëve të shkuara, marrëdhënia mes dy klubeve ka njohur më shumë ulje se ngritje për shkak të çështjes së hapur nga FIFA ndaj Realit të Madridit, apo atë të të riut Odegaard.

Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se pas vendimit që mori FIFA për të bllokuar merkaton katalanase, qëndrojnë pikërisht drejtuesit e Realit të Madridit dhe në këtë mënyrë, Bartomeu kërkoi që institucioni më i lartë të hetonte edhe klube të tjera spanjolle në lidhje me transferimet e parregullta të lojtarëve të rinj. Dhe përgjigja e FIFA-s ishte e menjëhershme, në hetim është vënë edhe Reali i Madridit.

Deri tani është kërkuar dokumentacioni por në Madrid janë të qetë, duke theksuar se të gjitha veprimet kanë qenë konform rregullave të FIFA-s. Rasti më i diskutuar i kohëve të fundit është ai i të riut Martin Odegaard, i cili u transferua në “Valdebebas” pasi u shkëput nga Stromsgodset pasi iu premtua një pagë faraonike që kap vlerën e 80 mijë Eurove në javë. Në një situatë të ngjashme qëndrojnë edhe çështjet e disa prej të rinjve të transferuar në Madrid, për të cilët, klubi mbgretëror mund të detyrohet të paguajë një haraç të madh, atë të pesullimit nga merkatoja, ashtu siç ndodhi me Barcelonën. Dhe në këtë rast, shpirtrat në Katalonjë do të ishin më të qetë. A është ky vetëm fillimi i një lufte të ftohtë mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës? Me siguri kjo do të mësohet pas përgjigjes që do të dërgojë FIFA në adresë të klubit “Merengues”./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button