Mancini e rrëmben edhe Yaya Touren?

Trajneri i Interit, Roberto Mancini si duket po bën plane për të rrëmbyer Yaya Toure nga Manceshter City gjatë afatit kalimtar veror.

La Gazzetta dello Sport shkruan se edhe vetë mesfushori nga Bregu i Fildishtë do pranonte bashkimin me ish trajnerin e tij te Manchester City.

Yaya Toure që së shpejti mbush 32 vite ka kontrat me kampionin në fuqi të Premier Leagues deri në qershor të vitit 2017 dhe aktualisht është një nga lojtarët kryesor falë paraqitjeve fenomenale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button