VMRO-hap pakon e kërkesave, BDI-pjesërisht dakord

Takimi i përfaqësuesve të partive politike që përbëjnë grupin punues për implementimin e rekomandimeve të Komisionit ad-hok, për ngjarjet e 24 dhjetorit, zhvilloi mbledhjen e saj të djeshme me dallime të mëdha në mes partive politike sa i përket  propozimeve të VMRO-DMPNE-së. 

Ndër kërkesat e shtruara të  VMRO-së, janë propozimi që buxheti të votohet deri në të enjten e fundit të dhjetorit, Kuvendi të ketë sigurimin e vetë, ndërsa rreth Parlamentit të ketë zonë neutrale, janë një pjesë e kërkesave juridike të VMRO-së me të cilat kërkohet ndryshime në Ligjin e Kuvendit, legjislaturën penale dhe në rregulloren e Parlamentit.

Përfaqësuesi i BDI-së, në grupin punues, deputeti Nexhati Jakupi, thotë se “tash për tash,  ka dallime ne mes  te tre palëve , mendojmë që në ditët në  vijim duhet ti përmbyllim këto rekomandime deri para 15 tetorit. Jam optimist, mund që të ketë përplasje, mirëpo duke e marrë  parasysh rendësin që ka për vendin implementimi i këtyre rekomandimeve  duhet të përfundoje.”

Jakupi, thotë se me gjithë optimizmin dhe dallimet që shtrohen nga BDI-ja, dy partitë më të mëdha maqedonase kanë dallime skajshmërisht të kundërta.

BDI-ja ka bërë të ditur përcaktimet e saja lidhur me propozimet e VMRO-së, për ndryshimet në punën e Kuvendit të Maqedonisë. Përfaqësuesi i BDI-së, në grupin punues për implementimin e rekomandimeve të Komisionit  ad-hok, deputeti Nexhati Jakupi, thotë se nuk jemi dakord me të gjitha propozimet, sidomos, kufizimit të diskutimeve dhe procedurës për miratimin e buxhetit, por sipas tij, BDI-ja, është për tolerancë  maksimale ne punën e komisioneve, në  interes të  debatit , që te ketë mundësi për të zgjidhur  çështje  të caktuara. 

“VMRO-ja, propozoi dje, komplet pakon e ndryshimeve, ne jemi duke analizuar te gjitha propozimet dhe  kemi caktuar vazhdimin e mbledhjes dhe aty do te paraqesim qëndrimet  tona. Me prioritet është qe të përfundoi  procedura për miratimin e buxhetit, për  shkak se rekomandimi është  që më 1 tetor buxheti  të jetë para deputetëve  ne Parlament,  prej këtu plasi i gjithë  sherri dhe ky është edhe sugjerimi i Komisionit evropian” tha Nexhati Jakupi. 

Përfaqësuesi i BDI-së, në grupin punues, Nexhati Jakupi, thotë , “ kryesisht jemi dakord se duhet të ketë kufizime të diskutimeve  për komisione të caktuara, si Komisioni për buxhet dhe financa, Komisioni për euro integrime, eventualisht edhe në disa komisione tjera, ndërsa në Komisionin për çështje ekonomike duhet të mbesin kufizimet e diskutimeve.

Juristi Osman Kadriu, thotë se kërkesat e  BDI-së, janë shumë të përgjithësuara, krahasuar me ato rekomandime që dalin nga vetë Komisioni hetues.  Këto kërkesa janë  jo esenciale dhe nuk japin përgjigje të plotë implementimit të rekomandimeve të Komisionit.

“Ndryshimet si ne rregulloren  e Parlamentin , legjislaturës penale dhe ndryshime tjera që lidhen me funksionimin e Kuvendit, janë më se të nevojshme, por këto ndryshime duhet të bëhen në frymën e rekomandimeve të Komisionit hetues”, thotë Osman Kadriu.

Kadriu, thotë se partitë politike do ët jenë shumë të përçarë në propozimin e dispozitave juridike dhe ekziston mundësia që të bllokohet puna e grupit punues në aktin e tij final, kur duhet të implementohen rekomandimet dhe të merren masat për konstatimet e komisionit lidhur me shkeljen e kushtetutës dhe autorët e ngjarjeve të 24 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button