Presidenti Ivanov dhe kori diplomatik në Krushevë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe anëtarët e korit diplomatik të akredituar në Republikën e Maqedonisë sot do të marrin pjesë në prezantimin në Krushevë, nga ana e kryetarit të Komunës së Krushevës, Gjorgji Damçevski, si dhe në prezantimin e projektit “Makedonika” të Fondacionit për kujdesie të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë MAKEDONIKA.

Siç është paralajmëruar, presidenti i Maqedonisë Ivanov dhe anëtarët e korit diplomatik do ta vizitojnë Shtëpinë përkujtimore të Toshe Proeskit dhe monumentin “Ilinden”.

Përndryshe, dje presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Krushevë organizoi pritje për anëtarët e korit diplomatik të akredituar në Republikën e Maqedonisë.

Në pajtim me praktikën e vendosur, pritja diplomatike mbahet jashtë kryeqytetit, këtë vit, diplomatët janë mundësi të njihen me karakteristikat kulturore të komunës së Krushevës.

Pritja tradicionale me rastin e festave të fundit për anëtarët e korit diplomatik në vitin 2014 u organizua në Gjevgjeli, në vitin 2013 në Berovë, përderisa në vitin 2012 në Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button