Zhernovski anulon projektin e Gruevskit

Komuna Qendër vendosi të mos ndërtojë garazhin në kate, në afërsi të godinës “Nova Makedonija”.

Komuna bëri me dije se Këshilli Komunal ka votuar për ndërprerjen e punimeve të objektit, i cili u promovua nga kryeministri Nikola Gruevski.

Vendimi është miratuar nga kryetari i Komunës, Andrej Zhernovski, i cili premton se mjetet e këtij projekti do t’i investojë në ndërtimin e shkollave dhe kopshteve.

Komuna ka tashmë projektin për ndërtimin e një shkolle dhe të një kopshti për fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button