Për pjesëmarrje në panairet bujqësore, 30 milionë denarë mbështetje qeveritare

Me 30 milionë denarë ose 500.000 euro, Qeveria këtë vit do ta mbështesë pjesëmarrjen e kompanive bujqësore të Maqedonisë në panairet dhe ngjarjet më relevante botërore.

Siç tha sot zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, ky është vetëm vazhdim i praktikës së deritanishme pozitive e cila dha rezultatet të shkëlqyera. Qëllimi nuk është që të promovohen kompani të caktuara dhe prodhimet e tyre, por përkundrazi, të mundësohet në mënyrë grupore, prezantimi i përbashkët i pemëve, perimeve, verës etj. të Maqedonisë.

“Ideja është që të promovohet brendi i prodhimtarisë bujqësore të Maqedonisë, të krijohen kontakte të reja të biznesit dhe të sigurohet eksport më i madh”, theksoi Gjorgjiev.

Mbështetja financiare do të realizohet në dy kategori: mjete për pjesëmarrjen e organizuar të panaireve dhe mjete për praninë e ngjarjeve të targetuara për promovimin e verërave të Maqedonisë.

Kjo masë qeveritare, përkujtoi zëdhënësi, është pjesë e projektit të krijuar në bashkëpunim me shoqatën e prodhuesve të verës dhe të pemëve dhe perimeve, promotorët ekonomikë dhe odat ekonomike, nën mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button