Prej ditës së hënë maturantët do t’i nënshtrohen testimit ekstern

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra  Shtetërore e Provimeve njoftuan se në periudhën prej datës 26 deri më 30 janar do të bëjnë vlerësimin ekstern të nxënësve të viteve të fundit (të tretë dhe të katërt) në shkollat e mesme, sipas orareve publikuar në faqen e internetit: prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Në faqen e dhënë të internetit janë publikuar gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, të cilat do të jenë pjesë e testit për shkollat e mesme dhe të arsimit profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.

Në këtë fazë, me procesin e vlerësimet ekstern të arritjeve të nxënësve, do të përfshihen 20.567 nxënës në vitet e tyre të fundit (viti i tretë dhe i katërt) në 98 shkolla të mesme, si dhe 3.923 mësues të 2.622 lëndëve.

Rezultatet do të publikohen më 02.02.2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button