Ancelotti: Epoka e Mourinhos është harruar

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pohuar se epoka e Jose Mourinhos në Santiago Bernabeu është harruar tashmë.

Mourinho kaloi tre vite si trajner i Real Madridit para se të merrte përsipër drejtimin e Chelseas në vitin 2013, ndërsa Ancelotti thotë se portugezi nuk e ka lënë klubin në gjendje të keqe.

”Unë nuk i di metadat e Mourinhos mirë. Ai punon në të njejtë mënyrë sikurse unë. Të dy dëshirojmë t’i angazhojmë shumë lojtarët tanë me topin”.

”Kur unë erdha këtu, nuk kam dëgjuar fjalë të këqija për të. Nuk e di se si i ka trajtuar ai lojtarët, mirëpo me ardhjen time filloi një epokë e re dhe ajo e Mourinhos është harruar”, tha Ancelotti për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button