Konferencë edukative për mësimdhënës dhe profesionistë të informatikës

Në organizim të Shoqatës “Miqtë e arsimit” sot në Strugë fillon edukonferenca dyditore për mësimdhënës dhe profesionistë të informatikës. Bëhet fjalë për konferencën e parë të llojit të tillë që organizohet në Republikën e Maqedonisë në të cilën do të prezantohen shembujt nga mësimi të cilat janë të njohur si efektivë, të dobishëm dhe interesantë.

Konferenca dedikohet për mësimdhënësit dhe studentët dhe ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive metodike didaktike organizuese dhe komunikuese. Në konferencë do të marrin pjesë ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button