Gruevski akuzon SASHK-un se ndryshon qëndrimet

Kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se SASHK­u ka marrëdhënie të papërgjegjshme dhe joparimore dhe se për shkak të zgjedhjeve në sindikatë gjatë natës e ndryshuan mendimin dhe dolën me kërkesa joreale. “SASHK­u është sindikatë me të cilën deri më tani kishim bashkëpunim më të mirë në kuptim të diskutimit për projektet. Deri dje thoshte se Qeveria i tejkaloi pritjet e saj dhe realizohet shumë më shumë nga ajo që presin dhe tani disa muaj para zgjedhjeve brenda dolën me kërkesa të cilat nuk janë reale”, tha kryeministri në intervistë në emisionin “Jadi burek”.

Ai shtoi se për shkak të marrëdhënies së tillë nuk kanë mbështetje dhe bëjnë grevë më pak se 10 për qind të mësimdhënësve. Ai potencoi se çdoherë janë të hapur për biseda, por vetëm kur bëhet fjalë për kërkesa reale dhe të arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk mund ta kuptoj pse kaq me ngulm qemos te terhiqet testi ekstern. Nuk mund ta kuptoj se ku eshte perfitimi i shtetit prej saj!!!????
    Por, Loja eshte qe ne plan afatgjatè te behet asimilim !? Duhet qe Na njeher e pergjithmon ti thuajm JO testit ekstern. Ti thuajm jo literaturave qe nuk jane kompatibile me realitetin !? Definitivisht njeher JO dhe deri ne fund JO…

Back to top button