fbpx

Gruevski: Kezharovski është dënuar sipas ligjit të cilin e ka sjellë LSDM­ja

Ligji për të cilin është dënuar gazetari Tomisllav Kezharovski është sjellë në kohën kur LSDM­ja ishte në pushtet. Kezharovski zbuloi emër të dëshmitarit mbrojtës për vrasjen e paguar dhe e la në rrezik jetën e tij, tha kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me këtë rast në emisionin “Jadi burek”. Shtoi se për Kezharovskin, nuk ka dëgjuar dhe nuk e ka njohur. Për të u informua nga mediat pas aksionit të madh policor, në të cilin ai u arrestua.

Gazetari me publikimin e emrit të dëshmitarit mbrojtës, solli në rrezik që të likuidohet. Atëherë policia dhe prokuroria zbatuan aksion, i arrestuan autorët, ndërsa Kezharovskit i caktuan masë të paraburgimit. Gruevski shfaqi shqetësim nga fjalimi i urrejtjes të thënë nga disa gazetarë dhe politikanë. Thotë se atij i vjen keq për njerëzit të cilët janë të mbushur me zemërim dhe urrejtje, sepse njerëzit e tillë nuk janë të lumtur

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close