Maqedonia shënjestër e ndikimit rus nëpërmjet investimeve

Përfaqësimi gjithnjë e më i madh i investimeve ruse në Maqedoni ka shtruar dilemën nëse bëhet fjalë vetëm për relacione ekonomike apo ndoshta ka diçka më shumë? Kjo dilemë po shtohet gjithnjë e më shumë ne vendet e Ballkanit të cilët janë jashtë Bashkimit Evropian dhe që janë bërë shënjestër e influencës ruse nëpërmjet investimeve të ndryshme. Ndonëse Maqedonia nuk ka një vlerësim të sekt se sa është përfaqësimi i investimeve ruse, ekspertët thonë se ndikimi rus nëpërmjet kapitalit në Maqedoni gjithnjë e më shumë rritet.

Ekonomist të ndryshëm vlerësojnë se Maqedonia po bëhet më ndjeshme ndaj kësaj influence ruse që krijojnë hapësirë nëpërmjet investimeve gjithnjë në rritje.

Investime ruse në Maqedoni ka më shumë në xehtari, energjetikë, rusët janë të pranishëm edhe nëpërmjet kompanisë së karburanteve “Luk Oil”. Kohën e fundit u paralajmërua edhe ndërtimi I një kompleksi kishtarë me kapital rus.

Ekspertët tërheqin vërejtje se iniciativa ruse për ndërmjetësimin mes kishës maqedonase dhe asaj serbe mund të jetë tendencë për ndikim politik nga Moska.

Profesor Jeton Shasivari thotë për Portalb se ndikimeve politike ju paraprijnë ndikimet ekonomike. Sipas tij rritja e ndikimit ekonomik rus në Maqedoni, ndikon negativisht në integrimin e vendit në BE dhe NATO, aq më tepër kur, politika ruse përmes ndikimit ekonomik, e vë Maqedoninë para një sfide ose me Rusinë ose me BE dhe NATO.

“Nga ana tjetër, në Maqedoni ka një terren të përshtatshëm për ndikimin politik rus, aq më tepër kur dihet ndikimi i ​fuqishëm  i kishës ruse në relacionin Maqedoni-Serbi, kurse nga ana tjetër, stagnimi ekonomik ​ i Maqedonisë​ , ​rritja e varfërisë, ​rritja enorme e borxhit publik të shtetit, korrupsioni, marrëdhëniet e brishta ndëretnike, moskryerja e detyrave të përcaktuara nga BE dhe NATO, krejt këto gjëra flasin për sfidat që BE dhe NATO do t`i kenë me Maqedoninë përballë ndikim​it ​të shtuar ​ekonomik dhe politik rus, sepse qeveria aktuale  ​ e Maqedonisë ​e percepton ​Rusinë si një shpëtimtare nga padrejtësi ​të që i bëhen nga BE dhe NATO”, thotë për Portalb Jeton Shasivari.

Biznsmeni Zore Temellkovski, thotë se investimi gjithnjë e më agresiv i kapitalit rus kontribuon që vendet e Ballkanit të futen në një proces të ri, sepse ajo paraqitet si alternative e krizës e cila shfaqet në ekonomitë e vogla. Transmeton REL.

Ekonomisti Sllobodan Najdovski mendon se fuqitë e mëdha botërore diktojnë politikën e tyre nëpërmjet prezencës ekonomike. Ai potencon se Maqedonia dhe Rusia edhe më përpara kanë pasur relacione të mira tregtare.

“Investimi në Maqedoni I biznesmenëve është për shkak të aspektit ekonomik ndërsa kuptohet që nga kjo çdo shtet mundohet të nxjerrë edhe ndikime tjera politike. Edhe në këtë globalizim të ekonomist në kontest global gjithnjë e më shumë humbet ai ndikim nëpërmjet ndërhyrjes së politikës në shtete të caktuara, thotë Najdovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button